Kumanovë, 10 punëtorë lëndohen gjatë punimeve ndërtimore

Paraditën e sotme në Lagjen “Goce Dellçev” në Kumanovë, në një kantier ndërtimi ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë, me çrast janë lënduar 10 punëtorë tëndërtimtarisë. Deri te fatkeqësia ka ardhur kur rrjeti për themelet e Pallatit banesor, ka rënë mbi punëtorët të cilët po kryenin punimet e rregullta.

Marketing

Menjëherë janë alarmuar Ndihma e shpejtë, policia dhe institucionet tjera përkatëse. Autoambulancat kanë bartur me urgjencë të lënduarit në spitalin e Kumanovës ku u është ofruar ndihma mjeksore. Përshkak të seriozitetit të lëndimeve dy nga punëtorët janë dërguar në Klinikat e Shkupit, kurse tjerët po trajtohen në Spitalin e Kumanovës.

TON : Snezhana Zaharieva – Drejtoreshë e Spitalit në Kumanovë

“ Dy pacientë ishin në gjendje kritike, nga të cilët njëri është sjellur pa vetëdije, kurse gjatë arritjes në spital edhe tjetri edhe tjetri ishte pa vetëdije. Menjëherë u është dhënë ndihmë rreth furnizimit me oksigjen . Përshkak të seriozitetit të lëndimeve me ekipin e ndihmës së shpejtë janë transferuar në Qendrën rugjente pranë Klinikave të Shkupit. Punëtorët tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Kumanovës për tu konfirmuar gjendja e tyre shëndetësore, të cilët për momentin duket të jenë në gjendje stabile shëndetësore. Në konsultim me mjekët kirurg kujdestarë punëtorët do të mbahen në spitalin ditor, me qëllim që të përcillet gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse ka nevojë do të hospoitalizohen në Kumanovë, ose do të dërgohen në Qendrën klinike në Shkup. Ndryshe bëhet fjalë për njerëz të rinjë të moshës deri në 30 vjeçare” deklaroi drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
Në Klinikat e Shkupit janë dërguar edhe dy punëtorë tjerë, për mjekim të mëtejmë.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe SPB e Kumanovës, kurse në vednin e ngjarjes kanë dalur prokurori publik pran Prokurorisë Themelore Publike bashkë me ekipet e krim teknikës pran MPB-së ku po kryhen hetime rreth fatkeqësisë së shkaktuar.