Kumanovë, 8 raste të reja me Kovid-19, respektohet karantina

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kumanovë janë regjistruar edhe 8 raste të reja. Të prekurit me virusin COVID-19 janë të moshave të ndryshme, edhe atë më i riu 27 vjeç, kurse më i moshuari 70 vjeç. Ndër të prekurit e fundit, nuk janë regjistruar të prekur në mesin e personelit mjekësor. Në këtë mënyrë numri i të prekurve nga virusi Korona shkon në 93 në total, nga të cilët 4 kanë ndërruar jetë.

Marketing

Ndryshe, pas aplikimit të mbrëmshëm të karantinës 56-orëshe të tërë komunës së Kumanovës nga ana e Qeverisë së RMV-së, prej orës 21 të së premtes e deri në orën 5 të ditës së hënë, kjo masë e lëvizjes së tërësishme të kufizuar po zbatohet me përpikëri.

Ndërkohë që në mbledhjen e së dielës Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i njofton se konform masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së dhe informacioneve nga MPB, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për dalje emergjente nga shtëpia gjatë kohës së orës policore, në rast nevoje për ndihmë mjekësore, obligim pune e të ngjashme, detyrohen ta paralajmërojnë daljen e tyre në telefonin 192. Shtabi gjithashtu bën të ditur se personat e rrezikuar socialë, të cilët kërkojnë asistencë gjatë sigurimit të produkteve ushqimore, mund të paraqiten në numrat e telefonave 075 207 126 dhe 077 71 94 94.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkon nga Qeveria të sjellë masën e lejimit për punë të marketeve dhe dyqaneve të cilët do të mundësojnë shitjen online apo nëpërmjet telefonit e që produktet e porositura ushqimore blerësve t’ua dërgojnë në shtëpi në ditët kur është në fuqi ora gjithëditore policore.

Në fund të theksojmë se Shtabi u bën apel barnatoreve të vejnë shërbimin e kujdestarisë duke e respektuar vendimin e Komisionit për Shëndetësi dhe të Qeverisë, kurse për këtë ta njoftojnë Shtabin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marketing