Kumanovë, aerosolizacion për uljen e ndotjes

NP “Pastërti dhe Gjelbërim” nga Kumanova ka kryer aerosolizacion për uljen e ndotjes së ajrit në qytet. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në bashkëpunim me shërbimet kompetente i imponuan ndërmarrjes të kryejë aerosolizacion në rajonin qendror të qytetit ku përqendrimet e PM10 janë më të larta.

Marketing

Sektori për mjedis jetësor nga Komuna e Kumanovës bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e cila megjithatë është kompetente për mbajtjen dhe kalibrimin e rregullt të stacioneve të matjes për ajrin e ambientit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësi i ndjek ndryshimet e ndotjes në komunë jo vetëm për ajrin, por edhe emisionet tjera të ndotjes si mbeturina, uji dhe toka.

Marketing