Kumanovë,aktivitete të shumta për ditën e mësuesit

Në organizim të Shoqatës së arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri “ për Kumanovë e Likovë, Manifestimi qendror për shënimin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit u mbajt në fshatin Hotël të Likovës.

Marketing

Në këtë ditë të rëndësishme për arsimin shqip kishte ardhur edhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili në fund vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, ishte nxënës i Sh.F. “Andon Zako Çajupi“.

Për rëndësinë e 7 Marsit – Ditës së mësuesit para të pranishmive u mbajt referat dhe fjalime të tjera.

“Hapja e shkollave shqipe morri hov të madh në vendbanimet shqiptare deri më 14 Nëntor të vitit 1908, ku në Manastir u mbajt, kongresi për njësimin e Alfabetit të gjuhës Shqipe”, tha mes tjerash Jashari.

“Kthehem sot, në vendin ku kam jetuar para 63 vitesh me babin tim, familjen time, në rrethana kur koha ishte e vështirë në Kosovë, kur babai im doli nga burgu në pranverën e viti 1956 atje më nuk kishte punë për të, dhe kemi ardhur këtu në fshatin Hotël, ku kemi gjetur sofrën plot, bukë krip e zemër, te këta njerëz të urt, e të etur për dije”, u shpreh mes tjerash ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Detyra jonë, sot, është që ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion deri tek brezat e ardhshëm, mësimi dhe mësuesi janë udhërrëfyesi për rrugën e fëmijëve tanë për të ardhmen dhe jetën e tyre”, tha para të pranishmëve Jahiu.

“Uroj që 7 Marsin ta shënojmë edhe me suksese të tjera, me përmirsimin e pozicionit të vendit tonë në trstimet ndërkombëtare megjithëse rezultatet e këtij viti shënojn një hap të rëndësishëm në rangimin në listën e vendeve të cilat kan marrë pjesë në testimet ndërkombëtare”, theksoi mes tjerash ministri Ademi.

Manifestimit qëndror i paraprinë edhe aktivtete të tjera të shumta nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe si dhe gara të ndryshme në art figurative, prozë e poezi si dhe gara sportive.

Marketing