Kumanovë, donacion makinë speciale për personat me nevoja të posaçme

Në Kumanovë janë të evidentuar 900 persona me nevoja të posaçme, nga të cilët 90 janë nxënës.
Këto të dhëna i bëri të ditura kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë paranimit të donacionit një makinë të specializuar për transportin e personave me nevoja të posaçme nga Organizata Islamike “Ahmedie” dhe Shoqata humanitare “Humanity First“ nga Gjermania.

Marketing

“Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë, të inicuar nga kumanovarët në Gjermani, gjatë vizitës sime dy ditore si kryetar në Gjermani. Jam i imprsionuar nga vullnetarizmi që e praktikojnë anëtarët e kësaj organizate , si një nga mënyrat si duhet të ndihmuar një bashkësi apo një shoqëri”, deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

“Ne besojmë se muslimanët duhet të respektojnë Zotin e tyre dhe tu ndihmojnë njerëzve. Ju keni një kryetar, i cili është i gathshëm ta zgjerojë kauzën e Komunës së Kumanovës në botë, për çka ne jemi të impresionuar. Shpresojmë se bashkëpunimi ynë i filluar do të vazhdojë edhe në të ardhshmen”, tha Vagus Hauzer, përfaqësues i Organizatës “Ahmedia“ dhe “Humanity First“ nga Gjermania.

Sipas kreut të Kumanovës Maksim Dimitrievski, në Komunën e Kumanovës për transportin e personave me nevoja të posaçme nevojiten më së paku 6 makina të këtilla të specializuara.