Kumanovë/ Edhe 23 raste të reja me virusin korona, në total 85

Gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë janë regjistruar edhe 23 raste të reja, duke e çuar në total, 85 numrin e të prekurve nga Virusi Korona, COVID-19.

Marketing

Mirëpo burime spitalore për TVM 2 thonë se numri i të prekurve po shkon duke u rritur prej çasti në çast. Ndërkohë që pas testimeve të bëra madje 11 raste janë regjistruar tek personeli mjekësor në Spitalin e Kumanovës.

Ekipi ynë sot bisedoi me Dr.Arif Latifin, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, për të sjellur detaje rreth gjendjes në Kumanovë.

“Gjendja është tejet e rënduar pasiqë kemi rritje të numrit të pacientëve të prekur dhe janë pozitiv me COVID-19, gjithashtu kemi edhe rritje të numrit të personelit mjekësor që janë të infektuar nga ky virus, ndër ta kemi 3 mjekë dhe personel të mesëm mjekësor, ata janë infektuar ose nga pacientët ose kan ardhur nga shtetet e jashtme”, tha mes tjerash Arifi.

Dr. Arif Latifi gjithashtu apelon deri tek të gjithë qytetarët se ndihmesa më e madhe e tyre në luftën kundër Virusit Korona është respeketimi në përpikëmëri i rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Qytetarëve tanë u rekomandojmë që ti zbatojnë urdhërat dhe rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe institutit të shëndetit publik, shumë i rëndësishëm është vetizolimi, mos të lëvizet pa nevojë, të marrin masa mbrojtëse, të përdorin doreza dhe maska, vetëm kështu mund të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, tha mes tjerash Arfi.

Numri i ri i të prekurve nga KOVID 19 ka bërë që edhe sot Shtabi Komunal për mbrojtje dhe shpëtim të kërkojë nga Qeveria aplikimin e masës për izolim të tërësishëm të territorit të Kumanovës, me protokolle të sakta të përcaktuara për institucionet, qytetarët dhe subjektet juridike, me punkte kontrolluese në të gjitha hyrje daljet në qytetin e Kumanovës.

Marketing