Kumanovë, edhe një punëtor humbi jetën në vendin e punës

Brenda vetëm pak ditësh edhe një punëtor ka ndërruar jetë në vendin e punës. Bëhet fjalë për Ç. S. (57 vjeç), kurse kolegu i tij (R. I. 27) për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për kurim në spital.

Marketing

“Më datë 24 shtator, rreth orës 09:00 në SPB e Kumanovës, është njoftuar se në një Fabrikë në Kumanovë, gjatë kryerjes së obligimeve të punës janë lënduar Ç. S. (57 vjeç) dhe (R. I. 27) që të dy nga Kumanova. Mjeku në ndihmën e shpejtë në Kumanovë ka konstatuar se Ç. S. ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra”,- njoftohet nga MPB.

Ditë më parë edhe një 22 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën, pasi ra nga shtegu i vinçit, deri sa po punonte në rikonstruimin e çatisë në Fabrikën për saldimin e gypave dhe profileve “11 Tetori”.

Marketing