Kumanovë, ekspozitë personale e Muhamedali Alilit

Në praninë e një numri të konsiderueshëm të artit figurativ, në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, është hapur ekspozita më e re e artistit kumanovar, Muhamedali Alili. Ekspozita në vete ngërthen 30 fotografi nga krijimtaria e tij. Artistë e kritikë nga të gjitha trojet e çmuan lartë ekspozitën më të re të Muhamedali Alilit.

Marketing

“Pëshpëritjet e heshtura” është titulli i këtij projekti, sepse ne çdo ditë kalojmë apo shohim një botë e cila ekziston, mirëpo ne nuk e vërejmë, ato janë detajet, sendet e vogla… Ky koncept ka të bëjë me njerëzit e vegjël apo me detajet të cilat ne nuk i vërejmë, mirëpo që edhe ato janë pjesë integrale e universit të tokës dhe universit në përgjithësi. Kështu që pa detaje të vogla nuk mund të mbarojë tregimi për një univers të plotë”,- tha artisti, Muhamedali Alili.

Ndryshe, Muhamedali Alili ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në vend dhe jashtë. Gjithashtu është edhe fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të ndryshme.

Marketing