Kumanovë, gjenden 81 emigrantë nga Lindja e Mesme

Policia e Kumanovës ka gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme në një objekt ndihmës të një banori nga fshati Vaksince.

Marketing

Sot në mëngjes rreth orës 5:15 është arrestuar N.A nga fshati Vaksince, Komuna e Likovës, për arsye se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, që është bërë me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme”, njoftojnë nga MPB.Emigrantët janë bartur në qendrën në Tabanoc.

Pas zbardhjes të plotë të rastit në rastit, do të ngritet aktpadi penale kundër N.A

Marketing