Kumanovë, ia vë zjarrin veturës së policisë, gjuan në drejtim të policëve

Mëngjesin e së hënës rreth ora 2:10, një person i panjohur ka dashur t’ia vejë zjarrin veturës së policisë “Chevrolet Spark“, e cila ishte e parkuar para ish objektit të Shtëpisë së ARM.

Marketing

Rastin e konfirmoi edhe SPB në Kumanovë. Në një kumtesë për media bëhet e ditur se zjarrëvënësi i veturës më pas edhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve

“ Më datë 20.01.2020 rreth orës 2.10 , zyrtarë policorë pranë SPB të Kumanovës, në bulevardin “Bigada e tretë Maqedonase“ kanë vërejtur një person duke i vënë zjarrin veturës policore “Chevrolet Spark“, e cila ishte e parkuara para ish godinës së Shtëpisë së ARM. Pasiqë ka parë se është vërejtur nga policët, zjarrvënësi është arratisur, por shumë shpejt është parë në rrugën “Boro Përcan” , ku në vend se ti përgjigjet urdhërit të policëve për ndalim, ai nxjerr revolen dhe shkrep disa plumba në drejtim të tyre dhe sërish ka ikur nga vendi i ngjarjes. Për fat të plagosur nuk ka.Vetura e kapluar nga zjarri është shuar nga ana njësitit të zjarrëfikësve” thuhet pos tjerash në kumtesën e SPB në Kumanovë.

Në koordinim me Prokurorin publik është kryer eksperizë në vendin e ngjarjes, kurse shërbimet e SPB të Kumanovës po punojnë në zbardhjen e rastit.