Kumanovë, mbahet koncerti i AKVSh-së

Në sallën përplot të mbushur në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe shfaqi një program të begatshëm, nga i cili publiku kumanovar mbeti i kënaqur.

Marketing

“Do të përjetojmë nga afër jetësimin e AKVSh-së që simbolizon bashkimin tonë shpirtëror, kulturor e kombëtar. Jam i bindur se të gjithë do të ndjehemi krenarë me ansamblin dhe artistët që na bëjnë të ndjehemi shqiptarë të vërtetë”,- deklaroi drejtori i AKVSh-së në RMV, Shkodran Tolaj.

“Gjithnjë kemi pasur mall si gjeneratë, vetëm kur dëgjonim “Shotën” nga Republika e Kosovës, por këtë mall sot, ne, e gëzojmë të gjithë së bashku me Ansamblin tonë me këta të rinj e të reja”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Sadulla Duraku.

“E kemi amanet nga të parët tanë që ta ruajmë me fanatizëm, e t’i kultivojmë traditat, zakonet tona kombëtare dhe sigurisht se këtë më së miri e bëjmë përmes ambasadorëve tanë të vërtetë, siç janë artistët, solistët e gjithë këta të rinj e të reja”,- theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Pas koncertit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës, Ansambli do të vazhdojë me paraqitjet e tij edhe në qytete tjera në mbarë territorin e RMV-së.

Marketing