Karvani i Organizatës Humanitare HILAL, ndau ndihma me pako ushqimore në qytetin e Kumanovës.
Këto pako më gjëra ushqimore iu ndan skamnorëve dhe familjeve në nevojë.

“Jemi me aksion humanitar në Kumanovë, kemi bërë edhe vizita në qytete tjera të Muftinive të BFI-së anembanë Maqedonisë, tani i erdhi radha edhe Kumanovës. Bëjmë shpërndarjen e pakove me prodhime ushqimore, me këtë rast falënderoj donatorët të cilët kanë besim në organizatën tonë, që ne sadopak me forcat tona tu dalim në ndihmë nevojtarëve”,- deklaroi Mustafa Dauti nga O. H. “HILAL”.

“Bashkësia Islame e RM ashtu siç do vjet edhe këtë vit e pa të rrugës që të bëhet shpërndarja e disa pakove ushqimore për nevojtarët e kësaj ane, në emër të Muftinisë së BFI-së në qytetin e Kumanovës falënderoj BFI-në për këtë aktivitet të cilin e ka zhvilluar në të gjitha Muftinitë tjera dhe ja më në fund edhe në Kumanovë”,- deklaroi myftiu i Muftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri.