Kumanovë, protestë kundër ajrit të ndotur

Nën moton “Dil për ajër të pastër!”, dhjetëra qytetarë të Kumanovës sot dolën në protestë për të shprehur revoltën kundër ajrit të ndotur, me të cilin po përballen kumanovarët tash disa ditë sidomos në orët e mbrëmjes.

Marketing

Ata kërkuan nga autoritetet lokale që të ndërmarrin masa preventive për pastrimin e ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Kumanovarë, jemi mbledhur sot që të shprehim pakënaqësitë tona në lidhje me gjendjen aktuale rreth ndotjes së ajrit, jemi mbledhur këtu nga që ndotja e ajrit arrin masën enorme. E drejta për ajër të pastër, është e drejtë për jetë. Si banorë të vetëdijshëm të qytetit të Kumanovës, nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj çështje urgjente” – tha Ivana Atkins, organizatore e protestës.

“Ato masa të cilat po i ndërmarrin organet kompetente, në këtë rast organet komunale, nuk po japin rezultate. Sipas mendimit tonë, duke u bazuar në mendimet e ekspertëve tanë, është se ndotësi më i madh i ajrit në qytetin e Kumanovës janë automjetet, kështu që, një ndër masat që mund të marrin organet kompetente, është që të punohet mbi regjimin në komunikacion” – u shpreh Millosh Stamenkoviq, një ndër organizatorët e protestës.

Ndryshe siç u cek në protestë Kumanova tash 13 ditë është një ndër qytetet me ajër më të ndotur në Maqedoni.

Marketing