Reparti i Gjinekologjisë në Kumanovë riorganizon punën për të pranuar vetëm rastet jetike urgjente.

Kjo pasi stafi mjekësor i këtij reparti është vënë në izolim për shkak kontakteve direkte me të prekurit nga koronavirusi. Sot edhe 8 mantel bardhë në Spitalin e Kumanovës rezultuan të infektuar me Co-Vid19, duke e çuar numrin në 34. Drejtoresha e Spitalit Snezhana Zaharieva tha se nuk do të lejojë që edhe ndonjë lehonë të vdes si pasojë e infektimit me Virusin Korona.

Mungesa nuk është aq e madhe që të pësojë i gjithë Spitali i Kumanovës, por për shkaqe sigurie ne patjetër duhet të bëjmë riorganizim të secilit repart. Për një periudhë, sidomos reparti i Gjinekologjisë dhe akusherisë të pranohen vetëm rastet më urgjentet. Do të bëhet reduktim në punë, me qëllim personelit të izoluar t’i jepet kohë, të kthehen në punë nëse të vërtetohet që të gjithë janë negativ që të mund të zhvillohet rrjedhshëm puna. Kjo mund të zgjatë një ose dy javë, më tepër jo- deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Këtë e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke theksuar se ishte e domosdoshme për të vendosur reduktime, ndërsa të gjitha rastet tjera gjinekologjike do të transferohen në Shkup.

Mjekët amë, thonë se ka kërkesa të mëdha për termin të kryerjes së testit. Vetëm sot janë marrë 83 strisho të dyshuarve. Ata thonë se janë të ekspozuar me të infektuarit dhe pajisjet i sigurojnë vetë.

Realisht nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga Ministri e Shëndetësisë, por me gjindshmërinë tonë ne i siguruam pajisjet mbrojtëse. Këto janë në disponim, në fillim kishim problem për t’i gjetur- thotë Shenasi Jusufi, Mjek amë.

Përderisa bilanci i të prekurve po rritet, i lartë mbetet edhe numri i qytetarëve që dynden nëpër markete banka dhe barnatore. Kjo farmaciste tha se kërkesa e barnave është e lartë edhe natën.

Gjatë orës policore punojmë deri ora 21 jemi të hapur, pastaj kemi kujdestari në thirrje. Të gjitha barnatoret janë të organizuara me thirrje telefonike gjatë natës, por nga mjekët kujdestarë- pohoi Suzana Atanasoviq, Farmaciste.

Ndërkaq, Shtabit komunal iu erdhën në ndihmë edhe njësitë ushtarake për të mbajtur rendin.

Në bashkëpunim me ushtarët e ARM-së shpërndajmë pako nëpër familjet me raste sociale. Sot kemi shpërndarë rreth 40, kemi edhe 80 të tjera gjatë ditës- tha Dejan Dimitrievski, Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

Familjet në nevojë thonë se këto ndihma janë jetike, meqë edhe ndihmën sociale ju kanë ndalur.

“Na kanë ndërprerë ndihmën sociale, kishim problem pak edhe me avokatin. Kemi punuar me bashkëshortin por tani mbetem sërish pa punë. Gjendemi ashtu si të mundemi.”

“Ashtu me ujdi se nëna ka marrë ndihmë sociale dhe ia kanë ndërprerë për një problem”

Qendra Infektive e qytetit ka hospitalizuar 20 pacientë me simptome të rënda të virusit korona. Reparti i ORL-së i shndërruar në Repart infektiv ka shtruar edhe 11 pacientë të tjerë me simptome më të lehta. Ndërkaq, kapaciteti i të dyjave prej 45 shtretërve është drejtë mbushjes. Si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona nga ora 16 filloi ora policore dhe ndalesa e lëvizjes së qytetarëve do të vazhdoj deri të hënën në ora 5 të mëngjesit.