Kumanovë, shpaloset pllaka përkujtimore e veprimtarit Bajrush Xhemaili

Në Kumanovë u përkujtua veprimtaria e veprimtarit Bajrush Xhemaili. Me këtë rast u zbulua edhe pllaka përkujtimore në shtëpinë e tij. Me rastin e këtij përvjetori i bënë homazhe mbi varrin e atdhetarit kumanovar.

Marketing

Në këtë tubim përkujtimor ishte kreu i SHVL së UCK-së, Fazli Veliu, zv. kryeministri Sadulla Duraku, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, Luan Veliu, Fatmir Limani dhe shumë veprimtarë të tjerë.

Bajrush Xhemaili-Miratoca (1950-2013) një jetë të tërë ia kushtoi aktivitetin kombëtar në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjermani dhe Evropë, duke kontribuar për aktivitetet kombëtare në vendlindje dhe trevat shqiptare.