Kumanovë, Shtabi i Krizës kërkon maska falas nga Qeveria

Shtabi i Krizës në Kumanovë diskutoi mbi masat e reja të miratuara nga Qeveria, të cilat kanë të bëjnë me obligimin që kumanovarët nga e mërkura në hapësirat publike dhe institucione obligohen të mbajnë maska.

Marketing

Nga Shtabi i Krizës në Kumanovë ka dalë me kërkesë te Qeveria të sigurohen maska mbrojtëse për qytetarët.

“Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, të cilat do t’iu shpërndahen falas qytetarëve të komunës, në pajtim me masat e marra për mbajtjen e tyre të domosdoshme. Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë pajisje adekuate me megafon për informim që do të shfrytëzohen për zbatimin e masave të reja”,- thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës në Kumanovë.

Po ashtu u apelohet qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillen me përgjegjshmëri. Masat e njëjta vlejnë edhe për qytetarët e Tetovës dhe Prilepit.