Kumanovë, zjarr në afërsi të fshatit Çerkez

Zjarr shpërtheu sot rreth orës 17:00 në afërsi të vendkalimit hekurudhor në fshatin Çerkez afër Kumanovës. Disa ekipe zjarrfikëse nga njësia zjarrfikëse e Kumanovës janë në terren dhe po tentojnë ta lokalizojnë atë.

Marketing

Sipas të dhënave fillestare nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë po digjen pragjet e binarëve hekurudhorë.
Tym i zi tashmë një orë po vërehet nga vendet më të larta në Kumanovë.

Marketing