Kundër-marshi filloi me muzikë tradicionale

Në mesditë sot në Shkup, filloi kundër-marshi “Dëshmitarët për Familjen”, si përgjigje ndaj marshit të komunitetit LGBTI.

Marketing

Ky marsh filloi me muzikë tradicionale maqedonase, si dhe me marshues të veshur me veshje tradicionale.

“Aleanca për Jetën” e cila përbëhet nga disa organizata joqeveritare, lëvizje dhe grupe joformale që mbrojnë vlerat e familjes tradicionale dhe martesës, thonë se ky marsh synon mbrojtjen e vlerave martesore, familjare dhe fetare.

Qëllimi i këtij marshi, sipas organizatorëve është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë.
Marshuesit filluan marshin me një liturgji në kishën “Shën Bogorodica”.

Marketing