Kundërmim i pelenave të përdorura, shkak për evakuuimin e banorëve

Aromë jo e këndshme e pelenave të përdorura ka qenë arsyeja e evakuimit të banorëve të ndërtesës së Qendër Tregtare “Skopjanka” në lagjen Aerodrom. Pas dezinfektimit të kryer dhe gjashtë orë qëndrimi jashtë, mbrëmë vonë qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre, thonë për MIA nga MPB dhe nga Njësiti kundër Zjarreve në Shkup.

Pas paraqitjes në polici se dikush ka hedhur materie në një nga hyrjet e objektit, banorët dje pasdite janë evakuuar për shkak të një ere të ashpër që ka rënduar frymëmarrjen.

Në terren kanë qenë ekipe të MPB-së dhe Njësitit territorial kundër Zjarreve të Qytetit të Shkupit e cila ka evakuuar banorët me maska mbrojtëse. Kanë intervenuar tre automjete me 11 zjarrfikës nga ora 18.42 deri në ora 01:50.
Është thirrur edhe Ndihma e Shpejtë, edhe pse të lënduar nuk ka.

Në pastrimin ka intervenuar edhe ekip i NP “Higjiena Komunale”- Shkup.

Mbrëmë banorët i ka vizituar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai ka deklaruar se priten Njësitet e ARM-së për dekontaminim radio- kimik dhe biologjik e cila do të vjen me instrumente të masë cilësinë e ajrit. Janë thirrur edhe inspektorë të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe nga Instituti për Shëndet Publik për të vërtetuar nëse është i sigurt kthimi në ndërtesë.

evn