Kupa e Afrikës: Kundërsulm vrasës,Afrika e jugut eliminon Salah dhe Egjiptin!

Ka ndodhur befasia e madhe në Kupën e Afrikës. Afrika e Jugut ka goditur pikërisht në fund Egjiptin e Momo Salah, duke shënuar një gol me një kundërsulm vrasës. Thembinkosi Lorch, sulmuesi i Orlando Pirates (ekip i kampionatit në Afrikën e Jugut) ka realizuar në minutën e 85-të, duke finalizuar një kundërzbritje të shpejtë.

Marketing

Një gol që ka ngrirë të gjithë dhe ka pllakosur heshtjen në tribuna, duke qenë se kompeticioni zhvillohet pikërisht në Egjipt. Kështu, Egjipti eliminohet nga kompeticioni dhe Afrika e Jugut kalon në fazën çerekfinale.

https://streamable.com/