Kupa e Botës, Al-Khater: kemi marrë të gjitha masat për sigurinë ,do të ketë edhe alkool!

Nasser Al-Khater, Drejtori i Përgjithshëm i FIFA World Cup Katar 2022, thekson rëndësinë e sigurisë pasi punëtorët vazhdojnë të përgatisin stadiumin Doha Al-Janoub në prag të Kupës së Botës 2022. “Unë do të doja të siguroja çdo tifoz të çdo gjinie, orientimi, feje e race për t’u bindur se Katari është më i sigurti ose një nga vendet më të sigurta në botë. Të gjithë janë të mirëseardhur këtu dhe siguria e çdo tifozi të vetëm ka një rëndësi më të madhe për ne”. Khater ka pranuar se Katari është një vend i vogël, por i ka të gjitha mundësitë për të siguruar një Kupë Bote. E për këtë ata kanë bërë trajnime të ndryshme për të gjithë ekipet e sigurisë. “Ne kemi besim se numri i tifozëve që do të vijnë në Katar do të jetë i madh. Janë të mirëpritur të vijnë të gjithë, nga të gjitha shtetet e botës pa asnjë dallim” – ka thënë Khater.
Dihet që në Katar përdorimi i alkoolit është i ndaluar, por edhe për këtë shqetësim të tifozëve, drejtori i organizimit të botërorit ka një përgjigje: “Përgjigjja është po. Do të ketë alkool në dispozicion, por saktësisht se ku, ne do t’i japim informacionet në kohën e duhur, nuk mund t’i themi tani”.

Marketing
Marketing