Kupa e Botës: Franca përmbys Australinë për pozitën e tretë, merr medaljen e bronztë

Është përcaktuar edhe vendi i tretë i Kupës së Botës 2019, që po mbahet në Kinë.

Marketing

Franca dhe Australia ishin dy kombëtaret që luftuan për pozitën numër tre, pasi janë mposhtur në gjysmëfinale nga Argjentina, respektivisht Spanja.

Gjatë dy çerekëve të parë, ishte Australia ajo që dominoi ndeshjen (11:16 – 10:14) , por Franca arriti të përmbyste gjithçka në çerekun e tretë, me Nando de Colo që morri flakë (21:16).

Çereku i katërt ishte i jashtëzakonshëm, me skuadrat që luanin në një margjinë prej katër pikëve diferencë.

Në fund, ishte Franca ajo që u tregua më gjakftohte dhe arriti të fitonte ‘Finalen e vogël’ me rezultatin 67:59, për të marrë vendin e tretë nga Kupa e Botës në Kinë.

Për vendin e parë luftojnë Spanja dhe Argjentina, me fillim nga ora 14:00.

Marketing