Kupa e Mbretit: Bilbao shokon Barcelonën, i jep eliminimin në minutat e fundit

Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë, duke mposhtur Barcelonën për herë të dytë këtë edicion.
Pasi e mposhti fillimisht në La Liga, Bilbao edhe sonte i dha një dush të ftohtë katalanëve, duke e mposhtur me rezultatin minimal, 1:0.

Marketing

Me gjithë rastet që pati gjatë kësaj ndeshje Barcelona, ata nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Kjo gjë iu kthye bumerang në minutën e fundit të ndeshjes, kur Inaki Williams shënoi golin e fitores për baskët.
Më herët gjatë kësaj mbrëmje nga Kupa e Mbretit u eliminua edhe Real Madrid, duke bërë që dy gjigantët të eliminohen nga gara më herët sesa është pritur.

Marketing