Kupa, Shkëndija sfidon Rabotniçkin në Tetovë

Të mërkurën do të zhvillohen përballjet e para të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Në sfidën më nxitëse, në Tetovë, kampioni aktual, Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin për të vazhduar serinë positive në terren vendas para sfidës në fundjavë, kur përballet me Vardarin.

Marketing

Ndërkohë në stadiumin në Çair, skuadra e FC Shkupit do të takohet me Akademia Pandevin. Dhe në përballjen e tretë mes skuadrave nga Liga e Parë, Struga Trim Lum në terrenin vendas do të përballet me Renovën.

Të gjitha këto përballje nisin në orën 13.00. Ndërkohë në ndeshjen e vetme , ku takohen anëtarët e Ligës së Dytë dhe që nis në orën 16.30, do të përballen Bregallnica dhe Llabunishti.

Marketing