Kur 11 vite më parë Man City nuk kishte para, dhe mposhtej 8:1 nga Middelsbrough

Manchester City viteve të fundit është kthyer në një fuqi të madhe në futbollin anglez.

Kjo skuadër me trajner Pep Guardiolan, ka vendosur standarde të reja në Premierligë, ku titulli fitohet vetëm nëse arrihen mbi 90 pikë.

Marketing

‘Citizen’ sot mund të shpallen kampion të rinj të Premierligës, dhe kanë nevojë vetëm për tri pikë nga udhëtimi te Brighton, në ndeshjen e xhiros së fundit.

Por një Manchester City të njëjtë nuk e kemi pasur para 11 viteve.

Njëmbëdhjetë vite më parë, Manchester City nuk ishte në pronësi të Sheikh Mansor, dhe as që flitej të sfidonte garën për titull.

Madje, njëmbëdhjetë vite më parë, kjo skuadër që drejtohej nga Sven Goran Eriksson, dhe pësonte 8:1 nga Middelsbrough, në ndeshjen e xhiros së fundit.

Formacionin e Manchester Cityt në atë ndeshje, mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.