Kur do të rikthehet kampionati i futbollit në Spanjë?

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka lajmëruar se qeveria ka dhënë lejen që futbolli të rinisë të luhet duke filluar nga 8 qershori.

Marketing

“Spanja ka bërë detyrat dhe tani hapen horizonte të reja për të gjithë ne. Ka ardhur momenti që të rikthejmë shumë nga aktivitetet e përditshme.

Duke nisur nga 8 qershori, do të rikthehet kampionati i futbollit”, tha Sanchez në konferencën e sotme për shtyp.

Sakaq, në kryeqytetin spanjoll, Madrid, do të lehtësohen disa masa të tjera të izolimit, pasi numri i rasteve me koronavirus është në rënie.

Autoritetet njoftuan se taracat e bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do të rihapen, ndërsa do të lejohen edhe grumbullimet deri në 10 persona.

Marketing