Kur është e ndaluar gjidhënia?

Thuajse të gjitha nënat kanë mundësi fizike për ta ushqyer foshnjën me gji. Kjo aftësi nuk ka lidhje me madhësinë e gjoksit. Një gjoks i vogël nuk prodhon më pak qumësht se një i madh. Edhe gratë që kanë bërë operacion plastik të gjirit, kanë mundësi ta ushqejnë foshnjën me gji. Një nëne, mund t’i rekomandohet shumë rrallë ta ushqejë me biberon dhe jo me gji foshnjën dhe kjo në rastet kur:

Marketing

* Jeni të infektuara me tuberkuloz, HIV, virusin njerëzor limfotropik me qeliza-T, hepatitin B ose C. Këto infeksione mund t’i transmetohen foshnjës perms qumështit të gjirit.

* Jeni sëmurë me virusin e Nilit Perëndimor ose linë e dhenve (varicelën). Qumështi i gjirit që ka këto infeksione, mund të jetë i rrezikshëm për foshnjën.

* Konsumoni shumë pije alkoolike apo përdorni droga. Alkooli dhe drogat mund t’i transmetohen foshnjës.

* Po kuroheni kundër kancerit.

* Jeni duke marrë mjekime që mund të jenë të dëmshme për foshnjën, si: për tiroidet, për tensionin dhe qetësues të tjerë. Para se ta ushqeni foshnjën me gji, pyesni mjekun tuaj ose pediatrin, nëse duhet ta ndërprisni apo të ndryshoni mjekimin që po merrni.

* Foshnja e porsalindur ka disa probleme me shëndetin. Disa sëmundje të rralla metabolike, si fenilketonuria ose galaktozemia, mund të kërkojnë përdorimin e qumështit të përshtatur në mënyrë të posaçme.

* Foshnja ka lindur para kohe ose nuk ka zhvillimin e duhur. Disa foshnja me zhvillim të dobët, mund të kenë nevojë që të marrin sasi të tjera qumështi ose lëndë ushqyese shtesë. Qumështi i gjirit është një mundësi, por ju ndoshta duhet ta ushqeni edhe me biberon ose filxhan, derisa zhvillimi i saj të përmirësohet.

* Foshnja ka një deformim në gojë, si çarje të buzës apo të qiellzës. Nëse po, ai ose ajo mund ta ketë të vështirë të ushqehet me gji, për pasojë, është e nevojshme që ta ushqeni me biberon. Sido që të jetë, ju keni mundësi që ta shtrydhni qumështin e gjirit, ta fusni në biberon dhe ta ushqeni.