‘Kur janë në pyetje vlerat e UÇK’së duhet të reagojmë si një komb, e jo si dy shtete’

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shteti shqiptar e ka pasur të obligueshme që të qëndrojë afër Kosovës në kohën kur liderët politikë të UÇK’së iu është publikuar propozimi për aktakuzë nga Prokurori i Gjykatës Speciale.

Marketing

Si gjithmonë, Cakaj i shpjegoi ne tri pjesë arsyetimet e tij.“Menjëherë kemi ardhur në Kosovë pas publikimi të aktakuzës”, thotë ai.

“Kur vlerat e UCK’së janë në pyetje duhet të reagojme jo si dy shtete por si një komb. Kjo për të ruajtur vlerat e UCK. E dyta ka qenë që të pastrojmë emrin. Tash po shohim se pesha e përgjegjësisë po kthehet tërëisht nga Ksoova. Pas 20 viteve, Serbia nuk pom shihet më si agresore. Dhe e treta për shkak të pasoja politike. Jo vetëm që gjykata speciale do të largojë disa përfaësues politikë, por edhe do të lihet një vakuum.”, shton ai.

Tutje Cakaj thotë se publikimi i aktakuzës ka qenë e motivuar politikisht për kohën se si është komunikuar.

“Kemi një bazë të shëndoshë që kjo ka qenë e motivuar politiksht. Kjo për dy arsye. E para, momentumi ka qenë dy ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. E dyta, vetë deklarata e komunikuar nga Prokurori i Specializuar. Vetë deklarata e tij, që thotë se gjoja Veseli e Thaci po vënë veten para shtetit dhe po mundohen të shuajnë gjykatën. Kjo mund të jetë gjuhë e brendshme politike. Por, një gjykatë që është pala e tretë nuk ka të drejtë të ndërhyjë politikisht me këso deklarata.”, përfundon ai.

Marketing