Kur Kasami pranoi gabimin e afërsisë së tepërt me LSDM-në dhe Zaevin (VIDEO)

Sapo është firmosur marrëveshja për koalicionim parazgjedhor LSDM-BESA nga Zoran Zaevi dhe Bilall Kasami, kanë filluar edhe akuzat në drejtim të Kasamit pikërisht duke i publikuar deklarata të shumta kur sulmonte Zaevin ndërkohë që pranonte gabimin që kishte bërë kur “ishte ofruar më shumë sesa duhej me LSDM-në”.
“Lëvizja BESA ka një përvojë të hidhur nga afërsia më e madhe sesa duhet me Lidhjen Socialdemokrate dhe Zoran Zaevin. E dini që Lëvizja BESa ka qenë konzistente dhe unë jam ndoshta i vetmi lider shqiptarë që në publik ka realizuar takime me (Hristijan) Mickovskin e VMRO-DPMNE-së”, pati thënë pak kohë më parë Kasami në një intervistë në TV21, ndërsa nuk kishte fshehur lidhjet dhe kalkulimet politike me Mickovskin e VMRO-DPMNE-së.
Megjithatë, qytetarë të shumtë kanë akuzuar BESËN se marrëveshja e sodit me LSDM-në nuk është asgjë tjetër pos një shpresë e vogël që të shpëtojnë njëra-tjetrën nga humbja e 12 prillit.
” Koalicion për të shpëtuar njëra-tjetrën, koalicion për interesa personale. Njëra ka frikë nga VMRO, tjetra se po mbetet pa asnjë mandat nëse garon e vetme. KATASTROF”, shkruajnë qytetarët në Facebook.(ts)

Marketing

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2020/02/video-1582808778.mp4?_=1

Marketing