Kur makinat gjermane ”teshtijnë”, ekonomia ”ftohet”

Fahrerloses Parken im realen Verkehr: Weltpremiere im Parkhaus des Mercedes-Benz Museums. Per Smartphone-Befehl fahren Autos fahrerlos in einen zugewiesenen Stellplatz, ohne dass der Fahrer das Manöver noch überwachen muss. Möglich wird das fahrerlose Parken mithilfe einer intelligenten Parkhaus-Infrastruktur von Bosch im Zusammenspiel mit der Fahrzeugtechnik von Mercedes-Benz. Driverless parking in real-life traffic: World premiere in the multi-storey car park of the Mercedes-Benz Museum. Cars proceed without a driver to an assigned parking space in response to a command issued by smartphone, without any need for the driver to supervise the manoeuvre. Driverless parking is made possible by an intelligent multi-storey car park infrastructure from Bosch in conjunction with the vehicle technology from Mercedes-Benz.

Shtyllë e industrisë gjermane prej dekadash, sektori i automjeteve është kthyer tashmë në thembrën e Akilit, i ndjeshëm ndaj konflikteve tregtare dhe i papërgatitur për të ardhmen, me rrezikun e një bilanci të rëndë social.

Marketing

”Shëndeti i sektorit të automjeteve është më mirë nga sa ishte parashikuar”, theksoi Marc Forstermann, ekspert i kabinetit EY, në hapje të sallonit të automjeteve në Frankfurt.

“Sfidat teknologjike dhe strukturore janë të mëdha”, shtoi ai.

“Sidoqoftë, në tetë muajt e parë të vitit, prodhimi i automjeteve është ulur me 11% në një vit”, sipas shifrave të federatës së prodhuesve gjermanë, VDA.

Shkaku ka qenë lufta tregtare, ngadalësimi ekonomik dhe pasiguritë rreth Brexit, në një kohë kur prodhuesit duhet të investojnë masivisht në sektorin elektrik, transmeton Top Channel.

“Efekti mbi furnitorët është shumë i madh, sa ka filluar të vërehet mbikapacitet”, theksoi Stefan Bratzel, drejtor i ”Center of Automotive Management”.

Shembulli i fundit, kompania familjare Eisenmann, themeluar në vitin 1951 dhe specializuar për lyerjen e makinave, ka njoftuar në fund të korrikut falimentimin e saj duke kërcënuar rreth 3 000 punonjës.

”Në tremujorin e dytë, përfitimi operacional i tre prodhuesve gjermanë u ul me 38%, shumë më tepër sesa mesatarja botërore e sektorit (-18%)”, sipas EY.

Sektori i automjeteve përbën një të pestën e industrisë, rreth 5% të PBB-së dhe me më shumë se 800 000 punonjës.

Marketing