Kur mund të përdoret tek fëmijët vaksina e COVID-19?

Vaksina e COVID-19 duket se ka ngjallur shumë shpresa por njëkohësisht edhe pikëpyettje se kur dhe si mund të përdoret?

Marketing

Përdorimi i vaksinës tek fëmijët është një nga pyetjet e cila shqetëson shumë prindër.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, u ka dhënë një shpjegim të qartë prindërve. Sipas tij, përgjithsisht vaksinat e reja testohen tek popullata e rritur, e më pas injektohen tek fëmijët.

“Kur merret një vaksinë e re, zakonisht duhet të tregohet siguria dhe efikasiteti i saj në një popullatë të rritur. Sapo ta bëni këtë, atëherë fillohen të bëhen prova, ndoshta disa muaj më vonë, tek fëmijët në mënyrë që t’ua bëni atyre sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Fauci shpjegoi se në janar do të fillojnë provat tek fëmijët dhe mbase pas disa muajsh ata do të vaksinohen.

“Ne po shohim janarin, dhe do të fillojmë disa prova tek fëmijët. Ne do të fillojmë me fëmijë që janë pak më të rritur, kështu që shpresojmë se pas disa muajsh ne do të jemi në gjendje t’u themi fëmijëve se vaksina është e sigurt dhe efektive” shtoi Fauci.

I pyetur nëse vaksina do ta bëjë Covid-19 të zhduket plotësisht, Dr. Fauci tha se ky është qëllimi përfundimtar, “të heqim qafe plotësisht Covid-19”.

Kujtojmë se pandemia e COVID-19 i prek me simptoma të lehta ose asimptomatikë fëmijët, duke i bërë ata të jenë të mbrojtur nga virusi. Por kjo nuk u heq mundësinë të vegjëlve të jenë transmetues.

Marketing