Kur nis prezantimi i iPhone 11 dhe si ta shikoni ‘live’?

Kanë arritur orët e fundit, para fillimit të prezantimit më të rëndësishëm të këtij viti nga Apple.

Marketing

Tim Cook dhe bashkëpunëtorët e tij, janë gati të mblidhen në teatrin Steve Jobs, ku do të tregojnë të rejat e fundit për iPhone 11 dhe të gjithë risitë rreth tij.

Deri më tani, ishte bërë e ditur se kjo do të ndodhë më 10 shtator, dhe jo më 12 shtator, sikur dy vitet e fundit, kur u prezantuan iPhonët e rinj.

Tani, është mësuar edhe ora e saktë, që me kohë reale, në Kosovë mund të shihet me fillim nga ora 19:00.

Apple rekomandon që të shikohet në pajisjet e Apple në Safari, por Crome dhe Firefox, nuk përbëjnë asnjë problem, njëjtë sikurse Windows për PC, përcjell telegrafi.

Në këtë vit, është hera e parë që transmetohet drejtpërdrejt edhe në YouTube, ndërsa iu mundësohet që ta rezervoni kohën dhe ta shihni ndër të parët, gjithçka rreth iPhone 11 të ri.