Ai një ditë do mbajë përgjegjësi përpara historisë sepse ai po mbron deri në pafundësi kauzën maqedonase. Sa herë që i duhet të atakojnë shqiptarët e nxjerrin këtë antishqiptar të madh që pati mundësi të rreshtohej në njërën nga partitë e shumta shqiptare, por ai zgjodhi atë ku i fle zemra. Ai nuk e sheh se është bërë i neveritshëm që do të kristalizojë partinë në të cilën vepron për ti paraqitur vrasës, ordinerë dhe gjakpirës të tjerët. Muki i” famshëm” i interesit maqedonas dhe personal do që ta kristalizojë partinë e tij, por bombat nuk i fsheh më dot. Nuk i fsheh edhe skandalet e shumta dhe nuk e fsheh më as fjalorin e ndytë dhe banal të liderit të tij që i shante shqiptarët.

Njeriu që dikur i quante ” albanski terroristi” do që të flet në emër të kauzës së luftëtarëve shqiptarë. Ku ka më paradoks se sa kjo. Të gjithë të njohin Muki, të gjithë. E dijnë tashmë kujt i shërben.

Në 2001-shin kishte plot media shqiptare por ai zgjodhi që atë kohë të raportonte tek ato maqedonase që më pas të raportojë për ushtarët shqiptarë që po jepnin jetërat e tyre për cështjen shqiptare dhe të drejtat e tyre dhe ai i quante ” terrorist”. Ku ka më fatale se sa kjo. Si mund të ta mbajë goja që njeriun tënd që ka dalë të jep jetën e tij kundër një sistemi maqedonas që të shtyp , ta quash terrorist dhe sot të dalësh për të shpërlarë ndërgjegjen tënde ta ” mbrosh” atë.

E keqja e shqiptarëve ka qenë gjithnjë partia ku bën pjesë ti Muki. Sado që mundohesh ta bësh viktimë partinë tënde ti e di shumë mirë se historinë e errët të subjektit tënd Muki nuk mund ta fshish sepse aty shfaqet Bit Pazari, Gostivari, Tetova, UT-ja. Shfaqet edhe ministri yt i dikurshëm që e quante Universitetin një foshnjë e vdekur. Ti skë forcë të dalësh kundër tyre ta thuash qoftë edhe një fjalë të vetme. Ti Muki ke ardhë me një mision tek maqedonasit. Ti duhet të jesh korrieri i tyre dhe sa herë duhet të flasësh kundër BFI-së, BDI-së dhe shqiptarëve, ata të kanë ” deleguar” ty ta bësh këtë. Maqedonasit për ty Muki janë ” viktima” ndërsa janë shqiptarët që i kanë ” duart e përlyera me gjak”.

Ç’është ky njeri që sillet në politikë me gjithë këtë qëllim të errët për të nxitur shqiptarët për kauza të huaja ?! Ç’është ky njeri që përmend gjak shqiptari kur në damarët e tij nuk rreh një i tillë?!

Kur UÇk-ja e mbronte Mukin, familjen e tij, shqiptart, Muki e kishte gojën plotë me „Албански Терористи„

Muki, emri përkëdhelës për maqedonasit, kurrë nuk përmend duart me gjak që partia e tij ka bërë mbi shqiptarët ndër vite. Kurrë nuk përmend gishtat e ngritur të triumfit të kryeministrave të partisë së tij që i quanin të suksesshme aksionet policore.
Muki do ti nxisë shqiptarët për një vëllavrasje që ti bëjë këta të fundit ta harrojnë vdekjen që u vinte nga sistemi shtypës i partisë së tij që nuk lejonte shqiptarët të kishin një Universitet, të drejta. Kush i ka përlyer duart me gjak para 2001-shit , atë kohë kur as BDI dhe as Ali Ahmeti nuk ishin fare në skenën politike. Shqiptarë ishin edhe ata që vdisnin pa faj .

Muki do të shpërlajë ndërgjegjen e tij por “албански терористи” po e shkruajmë në gjuhën maqedonase sepse atë e ndjen ky njeri, nuk do ti hiqet kurrë nga biografia e tij e dyshimtë.

Koment: TetovaSot