Kura ndaj KOVID-19/ Nuk ka konsensus mes mjekëve, ja cfarë thotë sondazhi

Sipas një sondazhi në Sermo, nuk ka ende konsensus midis mjekëve sa i përket një trajtimi për COVID-19.

Marketing

Nga të dhënat e mbledhura nga anketimi i 6 mijë mjekëve që punojnë në vijën e parë për trajtimin e personave me COVID-19 në 30 shtete të ndryshme, vetëm 37% e tyre kanë zgjedhur Hidroksilklorokinën, ilacin e përdorur kundër malaries, si terapi të efektshme.

Kjo është një përqindje e ulët kur flasim për një kurë mjekësore e cila do të përdoret për shërimin e një pandemie në të gjithë botën.

Mjekët janë pyetur se cilat trajtime ata kanë sugjeruar më së shpeshti për trajtimin e pacientëve me COVID-19. 56% e tyre kanë sugjeruar analgjezikë (paracetamol), 41% Azitromicin, dhe 33% Hidroksiklorokinën.

Ndërsa kur janë pyetur se cila terapi i duket më efektive kudnër COVID-19 në një listë me 15 opsione, Hidroksilklorokina kishte mbështetjen më të madhe por vetëm 37%.

Përdorimi i hidroksilklorokinës në mesin e trajtuesve të COVID-19 ishte 72% në Spanjë, 49% në Itali, 41% në Brazil, 39% në Meksikë, 28% në Francë, 23% në SHBA, 17% në Gjermani, 16% në Kanada, 13 % në Britani dhe 7% në Japoni.

Pra duket se ky trajtim ëhtë përdorur më së shumti në vendet ku ka patur edhe më shumë viktima si një mënyrë emergjente për të shpëtuar sa më shumë jetë. Ndërsa vende si Gjermania e kanë rekomanduar shumë më pakë duke patur gjithashtu edhe një numër të lartë pacientësh të shëruar.

Dy trajtimet më të zakonshme me Hidroksilklorokinë ishin: (38%) dy herë nga 400mg në ditën e parë pastaj 400 mg në ditë për 5 ditë. (26%) dy herë nga 400mg në ditën e parë pastaj nga 200mg dy herë në ditë për 4 ditë.

Jashtë SHBA, Hidroksilklorokina u përdor në mënyrë të barabartë për pacientët e diagnostikuar me simptoma të buta deri të rënda, ndërsa në SHBA është përdorur më së shpeshti për pacientë me rrezik të lartë.

Anketimi i mjekëve është kryer për atë që quhet vala e parë e shpërthimit të pandemisë, 25-27 Mars.

Një shpërthim i dytë global parashikohet nga 83% e mjekëve në rang botëror, 90% e mjekëve amerikanë por vetëm 50% e mjekëve kinezë.

Mesatarisht, testet në SHBA marrin 4-5 ditë, dhe në 10% të rasteve pritja është më shumë se 7 ditë.

14% e mjekëve amerikanë dhe mbi 50% në të gjithë Evropën dhe Japoninë raportojnë marrjen e rezultateve të testit në 24 orë; në Kinë 73% e mjekëve marrin përgjigjet brenda 24 orësh, ndërsa 8% thonës se marrin përgjigje brenda orës.

Sermo është kompania më e madhe e mbledhjes së të dhënave të kujdesit shëndetësor dhe platforma më e madhe sociale për mjekë.