Kursimtarët e dëmtuar nga Banka Eurostandard kërkojnë ligj për dëmshpërblimin e tyre

Këshilli nismëtar i Shoqatës së kursimtarëve të dëmtuar nga Banka Eurostandard njoftoi se kanë mbajtur takime me të gjitha grupet parlamentare me qëllim që të kërkojnë mbështetje në gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme, të mundshme dhe efikase për depozituesit e dëmtuar nga Banka Eurostandard – personat fizikë dhe juridikë.

Marketing

Kursimtarët e dëmtuar kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme ligjore me anë të së cilës shteti do të marrë përsipër kërkesat e depozituesve të personave fizikë dhe juridikë në Bankën Eurostandard dhe do t’i dëmshpërblejë në tërësi dhe pastaj shteti të paguajë nga pasuria e falimentimit.

“Për këtë kërkesë, Shoqata më parë ka marrë mbështetje nga Qeveria në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqii, ku ata shprehën gatishmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për problemin. Grupet parlamentare nga LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe E Majta dhanë mbështetjen e plotë për një zgjidhje ligjore sa më shpejt të jetë e mundur e cila do të sigurojë kompensim të plotë monetar për personat fizikë dhe juridikë depozitues të Bankës Eurostandard. Në ditët në vijim, ne si Shoqatë presim të definohet teksti i ligjit për të cilin Shoqata kërkon nga Qeveria dhe grupet parlamentare në Parlament që menjëherë të miratojnë një zgjidhje ligjore në mënyrë që të mbrojnë qytetarët dhe kompanitë nga tragjeditë dhe pasojat e mëtejshme që do të ndodhin pa faj të tyre”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së depozituesve të dëmtuar nga Banka Eurostandard.

Marketing