Saktësisht sot janë bërë 100 ditë që kur për herë të parë autoritetet e shëndetësisë njoftuan se kishin identifikuar një shpërthim të një sëmundje misterioze në qytetin e Wuhanit në Kinë.

Virusi Covid-19 që më pas u shpall pandemi nuk e kurseu thuajse asnjë vend dhe ndryshoi drastikisht mënyrën e të jetuarit. E me këtë, natyrisht se ka ndryshuar edhe mënyra e komunikimit, sidomos ajo e liderëve politikë me publikun.

Edhe liderët e Kosovës në kohë pandemie kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë rrjetet sociale, kryesisht atë Facebook për komunikim me publikun.

Në krahasimin midis dy kryeministrave shqiptarë që ka bërë KEROLLI del se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë shumë më aktiv në rrjetin social Facebook në krahasim me atë të Kosovës, Albin Kurti.

Derisa Rama bën përafërsisht 13 postime në ditë, Kurti del se bën një postim. Shumë larg Kurti mbetet edhe sa u përket përmbajtjeve audiovizive.