Kurti dhe Lajçak pajtohen që pas pandemisë të nisë dialogu Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka kërkuar nga ky i fundit që ta bindë palën serbe për të braktisur idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të këtyre dy vendeve.

Marketing

Në një komunikatë për media është thënë se Kurti dhe Lajçak janë pajtuar që sapo të tejkalohet situata me pandeminë COVID-19, të fillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Lajçak në anën tjetër ëstë thënë se tani është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, që ka nisur më 2011 në Bruksel, është pezulluar prej kur autoritetet e Kosovës kanë vënë tarifë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit 2018.

Kjo masë është zëvendësuar me reciprocitetet ndaj mallrave serbe nga Qeveria tashmë në detyrë.

Gjatë bisedës është thënë se Kurti ka informuar Lajçakun për situatën e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit në territorin e Kosvës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria në detyrë e Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes dhe 79 të shëruar.

Marketing