Kurti: Do fillojmë bisedimet me qeverinë në Shkup për autostradën Prizren-Tetovë

Kurti ndër premtimet e dhëna si kandidat për kryeministër ka thënë se është dhe hapja e një tuneli që lidhë qytetin e Prizrenit me atë të Tetovës.

Marketing

“Zotohem para jush që si Kryeministër i Kosovës, në takimin e parë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut do të inicioj nisjen e projektit të lidhë Prizrenin me Tetovën. Një pjesë të punës duhet ta kryej Kosova dhe pjesën tjetër Maqedonia”.

“Do fillojmë bisedimet menjëherë me qeverinë e Maqedonisë për këtë rrugë sepse 2.5 km e tunelit është në pjesën e Maqedonisë dhe po aq në pjesën tonë” tha Kurti.