Kurti: Është koha për shpërndarjen e Kuvendit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se është koha kur duhet të thirret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Kurti këtë deklaratë e dha në një prononcim për media, gjatë takimit të tij me bashkatdhetarë në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë opozita e vërtetë, ku sipas tij është e logjikshme që qeveria e re për ndryshime demokratike ta formojnë këto parti.

I pyetur se si e komenton mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e cila pritet të mbahet të premten ai tha: “Mendoj që është e gabuar, e padrejtë. Tash është koha që të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit dhe për zgjedhje të lira dhe demokratike, e jo mbledhje të qeverisë e cila ka rënë”.

Lideri i LVV-së, Kurti po ashtu tha se prioritet i qeverisë së re duhet të jetë mundësia se si bashkatdhetarët të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata, nëpër vendet ku ata jetojnë.

“I falënderojmë bashkatdhetarët tanë të cilën e duan vendin e tyre pavarësisht gjendjes politike që e kemi ne këtu. Kemi shumë obligim ndaj tyre, së pari duke ia mundësuar që të votojnë lirshëm nëpër ambasadat e Kosovës…”, ka thënë ndër të tjera Kurti.