Kurti i ka kërkuar Zaevit hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së fundit në Shkup përvec prioriteteve për bashkëpunim dhe projekte me interes të përbashkët, me kryeministrin Zoran Zaev ka biseduar edhe për rastin e Kumanovës. Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në intervistën në Pressing në T7 ka thënë se Kurti ka kërkuar nga Zaev hetim për këtë rast

Marketing

“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, theksoi Zekiri. Hetimi ndërkombëtar më parë ishte theksuar edhe nga vetë Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, ndërsa ky rast ka qenë edhe nën thjerrzën e ish-Prokurorisë speciale.

Marketing