Kurti i ofron bashkëpunim Krasniqit për “temat me interes nacional”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Memli Krasniqin, i cili është zgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për tema me interes kombëtar.

Marketing

“I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili” shkruan Kurti.

Zgjedhja e Krasniqit u mbajt sot në Prishtinë. Memli Krasniqi u zgjodh me votim të hapur dhe premtoi se do të drejtojë partinë me synimin për t’u rikthyer në udhëheqjen e shtetit.

Marketing