Kurti i përgjigjet ambasadorit Grenell: Për t’u përshëndetur por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së ambasdorit amerikan në Berlin, Richard Grenell në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Marketing

Grenell deklaroi se kurrë në praninë e tij nuk ishte ngritur kjo cështje dhe se ai nuk e shihte atë si një opsion të mundshëm për arritjen e një marrëveshjeje.

Në një status në Facebook, Kurti shkruan se kjo deklaratë e tij është për tu përshëndetur. Megjithatë duket se Kurti dhe Grenell kanë qëndrime të ndryshme sa i takon tarifës së mallrave serbe.

Kurti thotë se në asnjërin prej dy takimeve që ka patur me Grenell nuk ka thënë se do të hiqet tarifa pa reciprocitet. I dërguari i posacëm presidencial i SHBA kishte thënë më herët se heqja e tarfës i ishte premtuar nga Kurti.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti. /

Marketing