Kurti kërkon ndihmën e diasporës për tejkalimin e situatës me COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sot ndihmën e diasporës për tejkalimin e gjendjes së krijuar me koronavirusin e ri, si pasojë e së cilit deri më tash janë prekur 283 persona.

Marketing

Në një video-mesazh në Facebook, Kurti ka kërkuar nga diaspora që t’i qëndrojë pranë vendit.

AI ka theksuar se remitencat e diasporës, pavarësisht gjendjes me koronavirus në të gjithë botën, nuk janë ndalur dhe janë shtuar dhe sipas tij, është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë Qeverinë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore.

“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapj es së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë Kurti.

Marketing