Kurti: Me LDK-në do t’i kemi mbi 60 deputetë, me koalicion parazgjedhor do t’i kishim 70

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e sheh si partner në qeveri Lidhjen Demokratike, me të cilën ka thënë se duhet sa më parë të fillojnë bisedimet për koalicion paszgjedhor për të formuar institucionet e reja.

Marketing

Kurti ka thënë se nëse do të garonin bashkë me LDK-në në zgjedhje, do t’i kishin 70 deputetë në Kuvend, ndërsa tani tha se i kanë mbi 60.“Ne gjithmonë i kemi konsideruar si partnerë në opozitë, kemi bërë hapa të bashkrenduar, fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët siç ishte synimi ynë, do t’i kemi së bashku mbi 60 deputetë, po të ishim bërë koalicion parazgjedhor do t’i kishim 70, por jemi tash ku jemi, unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, preferoj që qeveria të jetë stabile, e shoh patjetër partner LDK-në, meqë rast duhet sa më parë të fillojnë bisedimet për formimin e koalicionit të ardhshëm në legjislaturën e shtatë, kështu që sonte nuk do t’i thërras po nesër menjëherë”, tha Kurti në një intervistë për RTV Dukagjini.

Ai tha se janë të vendosur të fillojnë punën sa më parë, meqë sipas tij është humbur shumë kohë.