Kurti nga mbledhja e qeverisë: 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur për herë të parë mbledhjen e qeverisë me kabinetin e ri qeveritar.

Marketing

Kurti ka thënë se është kënaqësi t’i shoh të gjithë të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e kanë marrë.

“Ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta, ata na kanë dhënë neve besimin dhe presin nga ne të realizojmë detyrat tona. Nuk mund të pushojmë derisa ta shpërblejmë besimin, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim. Progami jonë qeverisës është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarit, nuk kam dyshim se i kemi aftësitë për t’i kryer punët që na presin. Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh nga marrëveshja jonë e përbashkët sepse me të do zgjohemi në mëngjes e do flem në mbrëmje”, ka thënë Kurti, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka shtuar se ministrat duhet të jenë prezent aty ku është e nevojshme dhe jo të rrinë tërë ditën në zyrë.

“Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët e ai i Shëndetësisë me mjekë. Nuk duhet të rrimë ulur në kolltuqe por të zbresim aty ku qytetari ka nevojë. Shanset për sukses i kemi të mëdha por duhet të punojmë si ekip. Në këtë qeveri nuk do ketë VV-LDK por do jemi qeveria e Republikës së Kosovës që punon për të mirën e Kosovës. Asgjë nuk është më e rëndësishme për mua sesa realizimi i programit, mbështetjen e gjeni te une e të njëri-tjetri”, ka theksuar kryeministri.

Marketing