Kurti: Nuk do t’i hakmerrem askujt por do të kërkoj përgjegjësi ndaj secilit

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti në konferencë për media ka falënderuar qytetarët që kanë votuar sot.

Marketing

“Qytetarët u bën bashkë morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetuan që zgjedhjet sot ishin referendum. Ky referendum për drejtësi e punë e kundër kapjes së shtetit u fitua. Është diçka e pashembullt për Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj çdo qytetarë që kanë votuar sot.”

“Dua të falënderoj mërgatën për sakrificën e pamohueshme që ka bërë për qindra mijëra euro të shpenzuara për postë vetëm e vetëm për të votuar e për të ardhur në Kosovë për ta sjellë votën e tyre.”

“E falënderoj presidenten në detyrë, Vjosën Osmani për përkushtimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë garantuar sigurinë. E me këtë listë të falënderimeve ata që i dua më së shumti, aktivistët që s’dinë të ndalen asnjëherë. Falënderoj oponentët politik për garë fer dhe i uroj reformë të suksesshme.”

“Rruga përpara është e gjatë do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim. Nuk do të hakmerrem por do të kërkoj përgjegjësi ndaj secilit. Drejtësi pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua e as për LVV, kjo fitore është e juaja”, tha Kurti.

Marketing