Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe paralajmëroi mundësinë për mbledhje të përbashkëta të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Pas njoftimit në faqen e tij në Fejsbuk, Kurti, i cili merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, porositi se është i gatshëm të bashkëpunojë në projekte me interes të përbashkët me qeveritë në Shkup dhe Podgoricë.

“Tani me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji dhe dinamikë të re implementimit të tyre. Si qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me Qeverinë e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut në projekte me interes të përbashkët, me ç’rast konsiderojmë edhe në mbledhje të përbashkëta qeveritare me ta”, shkroi Kurti.

Kryeministri i ri i Kosovës rikujtoi se dje janë bërë tre javë pas votimit të qeverisë së tij dhe shprehu kënaqësinë që në Samitin e BERZH-it ka pasur mundësinë të flasë për prioritetet e qeverisë të cilën ai e udhëheqë, si dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe reciprocitetin që ka ndërmend të vendos ndaj këtij shteti.

“Më vjen mirë që këtë ditë kisha mundësinë të flasë për rëndësinë e investimeve në ekonomi, sipërmarrësinë e të rinjve tanë, veçanërisht teknologjinë informatike, infrastrukturën që e lidhë dhe mundëson këtë zhvillim, marrëdhëniet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit, etj. Punësimi, nga njëra anë, dhe integrimet evropiane si dhe anëtarësimi në NATO, nga ana tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës”, theksoi Kurti.