Kurti po planifikon mbledhje të përbashkëta me Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Londër ku po merr pjesë në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ka takuar udhëheqësit e BERZH-it dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, potencoi se do të synojë të zhvillojë takime të përbashkëta qeveritare me Malin e Zi dhe me Maqedoninë Veriore.

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, tha Kurti në këtë postim.

Kryeministri i Kosovës tha të ketë folur në takimet e tij për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjve, sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj.

“Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”, theksoi Kurti.

Marketing