Kurti: Qeveria në detyrë do të mbështes Preshevën dhe Bujanocin

Ditën e djeshme më 19 prill, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dhe Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur qeveria përmes një deklarate për media.

“Dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona. Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.

Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, u shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Marketing