Kurti s’e përfill vendimin e KQZ-së: Unë jam bartës i listës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur sërish për vendimin e KQZ-së që mos ta certifikojë si kandidat për deputet.

Marketing

Gjatë homazheve që ka bërë tek varri i Rugovës, Kurti ka thënë se VV ka dorëzuar listën e vet siç është kërkuar.

Ai ka thënë se megjithë vendimin e KQZ-së ai është bartës liste.

Por ka thënë se përfill në përpikmëri institucionet dhe Kushtetutën.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu sic është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar. Mendoj që institucionet e shtetit, ku institucionet e shtetit duhet të updatohen. Jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë. Unë jam bartës liste që i respekton dhe përfill në përpikmëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e neve dhe secilit prej nesh”, ka thënë Kurti.